Një djalë 15-vjeçar nga Teksasi ka vrarë tre persona brenda pak minutash, sepse e dashura e tij e mitur e ndau dhe ai u hakmor në mënyrën më makabre, duke i vrau nënën, motrën dhe vëllanë. Nëna 39-vjeçare e vajzës, Jennifer Rodriguez, vajza e saj, 13 vjeç dhe djali i saj, 9 vjeç, u gjetën të vdekur në apartamentin e saj luksoz në Odessa, Teksas, të martën, më 9 dhjetor.
Policia ishte lajmëruar atë pasdite pas raportimeve për të shtëna, por i riu u largua me vrap dhe u arrestua rreth 40 minuta më vonë. 15-vjeçari ishte në një lidhje me vajzën më të madhe të Rodriguez, e cila është 15 vjeç, dhe kishte planifikuar ta qëllonte atë jashtë shkollës.
Ai përfundimisht ndryshoi mendje dhe u shfaq në shtëpinë e vajzës ku kreu vrasjen e trefishtë. Sipas raportimeve, 15-vjeçari nuk e pranoi që e dashura e tij i kishte kërkuar të ndaheshin. Vajza nuk u lëndua, por nuk dihet nëse ajo ishte në shtëpi në kohën e sulmit të të riut.
Babai i tre fëmijëve (i cili ishte ndarë nga Rodriguez) thotë se është i shkatërruar dhe në një postim, thekson se nuk e priste që kjo lloj tragjedie t’i ndodhte asnjërit prej tyre. 15-vjeçari është akuzuar për vrasje të shumëfishtë dhe është marrë në paraburgim. Një armë u gjet pranë apartamentit dhe po ekzaminohet për të parë nëse është arma e vrasjes. Ndërkohë, autoritetet tashmë e dinë se kush e bleu armën.
