Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pas kërkesës që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit SPAK bëri në Kuvendin e Shqipërisë për heqjen e imunitetit të deputetit për zv.kryeministren e Shqipërisë Belinda Balluku, gjë që i hap rrugën masës së arrestit ndaj saj.
Në një reagim në rrjetet sociale, duke e quajtur këtë një moment historik për Shqipërinë, Shehaj kërkon që shqiptarët të jenë në krah të drejtësisë.
Duke komentuar qëndrimin e kryeministrit Rama pasi SPAK kërkoi heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, Shehaj paralajmëron se nga sot do të nisë një sulm i drejtpërdrejtë ndaj prokurorëve dhe kundër SPAK.
“Për shkak se Edi Rama po kupton që i ka ardhur rradha”. Sipas kreut të Mundësia, qytetarët duhet të jenë në anën e drejtësisë edhe për arsyen se kryeministri i vendit kërkon që ta ndalë këtë ndryshim epokal, daljen para drejtësisë të zyrtarëve të lartë të korruptuar.
