
Kryeministri shpërndan pamjet e shpërthimit të një ndërtese trekatëshe në Theth, si pjesë e aksionit për çlirimin e hapësirave publike dhe ndaljen e ndërtimeve pa leje në zonat turistike.
Pamjet e publikuara nga kryeministri Rama, që tregojnë shembjen me tritol të një ndërtese në Theth, kanë tronditur opinionin publik dhe ngjallur ndjesinë e frikës në një nga perlat e natyrës shqiptare.
Në vend që të frymëzojë respekt për ligjin dhe ruajtjen e trashëgimisë natyrore, shembja me tritol e një ndërtese në Theth është shndërruar në një spektakël force që ka tronditur qetësinë e Alpeve shqiptare. Kryeministri Edi Rama publikoi vetë videon e shpërthimit, duke e shoqëruar me fjalët: “Kush ndërton pa leje, investon vetëm për belanë e vet”.
Por ndërsa pamjet tregojnë pluhurin që mbulon një fshat të qetë malor, ajo që nuk shihet në video është tronditja e njerëzve, paniku i banorëve, dhe frika që përsëritet sa herë shpërthen një tjetër godinë në emër të “rendit ligjor”.
Në Theth, ku tingujt e natyrës zëvendësohen prej shpërthimeve, shumë banorë ndihen të pasigurt, ndërsa turistët e huaj, që ndodheshin në zonë, raportojnë se shembja me eksploziv krijoi panik dhe pasiguri.
Aksioni i qeverisë për “çlirimin e hapësirave publike” ka marrë tashmë përmasa që ngjajnë më shumë me demonstrime të frikës sesa me zbatim të drejtësisë.
Në vend që të dialogojë me komunitetin, shteti po flet me dinamit, në një prej vendeve më të brishta e më të bukura të Shqipërisë.
Thethi, një simbol i trashëgimisë dhe qetësisë alpine, është kthyer sot në skenë shpërthimesh, ku në vend të kambanave të kishës dëgjohen jehona të tritolit.
Një vend që duhej të ruhej si pasuri kombëtare, po tronditet nga politikë demonstrative, që në vend të zgjidhjeve sjell frikë dhe zbrazje