
Sipërmarrësi Gjergj Luca dhe analisti Ilir Demalia, kanë debatuar ashpër në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për oligarkët, konkretisht për Samir Manen. Sipas Lucës, Mane nuk është oligark, por “burrë i mençur që bën lekë”. Ndërsa Demalia shpërtheu duke thënë se Mane është oligark që ka përfituar na pushteti dhe “ka shkatërruar vendin”.
Pjesë nga debati:
Rakipi: Edhe për ty thonë je oligark.
Demalia: Ore pse sma jep mua?Luca: Nuk je i zoti ta bësh ti.Demalia: Pse ja jep Samir Manes dhe Samirëve të tjerë? Ik se më lodhe?
Luca: Të lutem më ndaj oligarkinë nga modeli i biznesit. Oligarkë nuk janë këta legena që blejnë dhe shesin.
Demalia: Nëpërmjet pushtetit.Luca: Është i mençëm!Demalia: Kush ia dha minierën e kromit? Dhe e shiti pastaj ai.
Luca: Këtu ka dy momente, një moment allishverishi, dhe tjetri çfarë ndërton një biznesmen dhe çfarë ndërton tjetri. Në filozofinë e Samirit është të bëjë lek.
Demalia: O Luce tani po na bën për budallenj ti ne…?