Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë arrestuar dy të rinj, K. Th., 24 vjeç dhe D. K., 19 vjeç, si dhe kanë nisur procedim penal për pesë të mitur, katër 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar pas konfliktit të tjeshëm me tre të plagosur.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugë, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku për motive të dobëta, shtetasit janë përfshirë në një konflikt fizik, nga i cili kanë mbetur të dëmtuar lehtë tre të mitur 17-vjeçarë. Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit
Ndërkohë, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal në gjendje të lirë për një të mitur 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua si provë materiale.
Të gjitha materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme ligjore.
