Ish-kreu i ARRSH, Evis Berberi u akuzua nga SPAK 2 vite më parë se i jepte tendera kompanisë së ortakut të tij, Valter Begaj. Ata ndodhen të dy të masën e arrestit me burg.
Sot, GJKKO vendosi të pezullojë Belinda Ballukun nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës dhe Energjetikës, pasi një tjetër hetim është zhvilluar ndaj saj, ai për tenderat e Unazës së Madhe duke nxjerrë në pah sërish shkeljen e barazisë në tendera, si në rastin e tunelit të Llogarasë.
Dosja e SPAK
Në datën 15.07.2020, në orën 20:34, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazh: “Shif nesër garat e ukt. Nesete pelqen ndonjëra e marrim per zbatim”.
Në orën 20:34, shtetasi Evis Berberi telefonon shtetasin Valter Begaj dhe së bashku zhvillojnë një bisedë telefonike
Në datën 22.09.2020, në orën 16:54, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi njoftimin në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik, ku vërehet se shoqëria “Net Group” sh.p.k, së bashku me disa shoqëri të tjera, është kualifikuar në fazën e parë të procedurës së prokurimit me zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, me objekt “Studim Projekti Rikualifikim i Unazës Lindore, për lotet 4,5,6”.
Si dhe shtetasi Valter Begaj i shkruan: “Ketu na kualifikuan. E hengrem kot aty. Te shohim tani”.
Në orën 16:56, Evis Berberi: “Po ishalla. Nuk qahet mbi qumesht e derdhur”.
