Deputetja socialiste Zengjine Çaushi dhe deputeti demokrat Saimir Korreshi u përfshinë në një debat ditën e sotme gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve për kandidatët e Avokatit të Popullit. Në një moment, Çaushi iu drejtua Korreshit me ironi duke i thënë se ‘kujtohuni nga ora 12, shihni ndonjë ëndërr dhe vini këtu në mëngjes për tërhequr firmat’.
“Po deshe ti edhe një firmë, të rregullon byrazeri. Po deshe ndonjë firmë që të ka ngelur merak, edhe vulë”, iu drejtua me ironi demokrati – Çaushit.
Pjesë nga debati:
Gent Strazimiri: Ne nuk kemi propozuar asnjë kandidat.
Çaushi: Edhe me vulë.
Korreshi: Po deshe ti edhe një firmë, të rregullon byrazeri. Po deshe ndonjë firmë që të ka ngelur merak.
Çaushi: Mua merak?
Korreshi: Mos ke ndonjë merak, edhe me vulë, edhe me firmë, vët vët.
Çaushi: Unë skam nevojë as për firmë as për vulën tuaj se fatin tim e kanë vendosur njerëz të tjerë. Ju kujtoheni në orën 12, shihni ndonjë ëndërr dhe vini këtu në mëngjes dhe i tërhiqni ato që keni bërë.
Korreshi: Unë zakonisht ëndrrat i shoh me gjellë pasanikësh dhe ndonjë gjë tjetër, por jo me firma.
Arjan Ndoja: Nga ana morale kjo nuk është as burrërore, as etike (tërheqja nga firmat). Por juridikisht bie mbështetja kur tërhiqet firma
