
Kreu i këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak, Dorian Teliti, tha pas mbledhjes së kjo procedurë ishte e vonuar, por e domosdoshme, pasi ata e kanë kërkuar prej shtatë muajsh shkarkimin e Veliajt.“E vonuar. Qëndrim i opozitës për shkarkim është bërë dhe më përpara, por u deshën 7 muaj për të ardhur këtu. Tirana është e papastër, me trafik, që vidhen paratë me inceneratorët. Qëndrimi ynë mbetet shkarkimi një orë e më parë të Erion Veliajt. Por ne kërkojmë që ky akt të jetë i ligjshëm, që ky shkarkim nesër të mos kthehet në instrument të Veliajt nesër. T’i vendosi traun atij ky është qëndrimi ynë, ndërkohë që propozimi i socialistëve është i njëanshëm”, tha Teliti, në prani edhe të këshilltarit tjetër, Ilir Alimehmeti.Ai kujtoi se procedurat ligjore duheshin respektuar, që nesër ky shkarkim me shkelje të mos kthehej në një instrument në duart e kryebashkiakut me gjyqe dhe rikthim në detyrë.“Ne mendojmë se edhe një i burgosur përjetë duhet të dëgjohet, jo më një i paraburgosur. Por këshilltarët socialistë vendosën të mos e dëgjonin Veliajn. Është e drejta e tij ligjore të dëgjohet, ashtu siç është e drejta jonë të flasim dhe t’ia themi atij në sallën e këshillit bashkiak të gjithë, t’ia plasim në fytyrë allishverishet që ka bërë. Këshilli bashkiak duhet t’i drejtohej SPAK dhe Burgjet për këtë leje që ai të mbante qëndrimin e vetë aty. Ai ka të drejtën kushtetuese që të dëgjohet. Mazhoranca thjesht iu referua afatit 90 ditor. Por ne nuk duhet ta lejojmë këtë, t’i vendosim traun Veliajt të Bashkia që të mos kthehet më pas me vendime Strasburgu”, vijoi Teliti.Kreu i këshilltarëve demokratë konfirmoi se do votohej pro shkarkimit të kryebashkiakut dhe paralajmëroi se ky vendim mund të kthehej nesër në nul.“Veliaj do të largohet sot, por largimi i tij duhet të jetë i ligjshëm, do i marrë të gjitha votat për shkarkim. Por ama të respektohet procedura. Të mos rrezikojmë procedurat ligjore apo edhe ato financiare. Pa e dëgjuar Veliajn ky vendim mund të kthehet nul”, përfundoi ai.