
Studiuesit japonezë mund të kenë zbuluar çelësin për zgjatjen e jetëgjatësisë së njeriut deri në 250 vjet – duke përdorur një ilaç që lufton plakjen qelizore.
Duke synuar qelizat e plakura dhe duke riparuar dëmtimin e ADN-së, terapia synon të ngadalësojë proceset molekulare të vetë plakjes.
Nëse kjo funksionon tek njerëzit, mund të ripërcaktojë se çfarë do të thotë të plakesh.Studiuesit në Universitetin e Osakës në Japoni kanë identifikuar një ilaç të quajtur IU1 – që mund të ngadalësojë ndjeshëm plakjen – duke përmirësuar sistemet e kontrollit të cilësisë së proteinave në qeliza – dhe madje mund të zgjasë jetën e njeriut deri në 250 vjet.
Plakja është një proces i pashmangshëm që shpesh shoqërohet me sëmundje të ndryshme.Një nga shkaqet kryesore të plakjes është humbja e ekuilibrit të proteinave brenda qelizave të trupit, një fenomen i njohur si protestazë.Qelizat zotërojnë mekanizma që identifikojnë dhe zbërthejnë proteinat e dëmtuara.Megjithatë, me plakjen, këto sisteme bëhen më pak efikase, duke hapur rrugën për shumë sëmundje degjenerative që lidhen me moshën.
Në këtë kontekst, ekipi i hulumtimit hetoi marrëdhënien midis dy sistemeve kryesore të kontrollit të cilësisë së proteinave: proteazomat dhe autofagjia.
Ata zbuluan se ilaçi IU1 mund të rrisë aktivitetin e proteazomës, ndërsa njëkohësisht të rrisë autofagjinë.Ky mekanizëm sinergjik mund të ndihmojë në uljen e dobësisë muskulore që lidhet me plakjen dhe në rritjen e jetëgjatësisë.