Arvjo Fishta është 38 vjeçari që humbi jetën tragjikisht këtë të diel në Shkodër pasi ra në në kontakt me energjinë elektrike.
Mësohet se 38-vjeçari është ish-portier i Superiores.
Ai punonte në një kompani interneti dhe sot ka qenë duke punuar në një shtyllë elektrike ku ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë ka vdekur.
Në moshën 17-vjeçare ai luajti në Superiore me ekipin e Laçit i cili në sezonin 2004-2005 po kalonte momente të vështira dhe si rrjedhojë iu larguan shumë prej lojtarëve titullarë.
Me rënien e Laçit, ai kaloi tek një tjetër skuadër e Superiores, Shkumbini ku trajner ishte i mirënjohuri Faruk Sejdini. Aty ishte portier i dytë dhe në gjysmën e dytë të sezonit 2005-2006 kaloi te Turbina që luante në Kategorinë e Parë.
Ai e mbylli karrierën në moshën 20-vjeçare për shkak të një dëmtimi të rëndë në ligamentet e gjurit.
