
Në një kohë që Evropa ka hequr edukimin, Japonia ende i mëson fëmijët të jenë njerëz, jo thjesht nxënës.
Një postim viral në rrjetet sociale ka ndezur një debat të gjerë mbi mënyrën se si edukohen fëmijët në Japoni. Sipas artikullit, shkollat fillore japoneze nuk vendosin nota apo zhvillojnë provime gjatë viteve të para të mësimit. Qëllimi, sipas tekstit, nuk është vlerësimi akademik, por formimi i karakterit.
Fëmijët, thuhet në artikull, mësojnë fillimisht respektin, mirësjelljen, ndjenjën e përgjegjësisë dhe lidhjen me natyrën. Në klasat e ulëta, mësuesit fokusohen në bashkëpunim dhe disiplinë, duke vendosur vlera morale përpara performancës në matematikë apo lexim.
Një nga elementet që më shumë tërhoqi vëmendje ishte fakti që nxënësit pastrojnë vetë klasat e tyre, një traditë që synon të mësojë modestinë dhe respektin për punën kolektive. Vetëm pas moshës 10 vjeçare fillojnë vlerësimet klasike dhe provimet e rrepta për hyrje në kolegj dhe universitet, një proces i njohur si “examination hell”.