Një rrëfim i pazakontë dhe tronditës ka habitur publikun gjatë një bisede me gazetarin Klevin Muka, duke hapur debat të fortë në rrjete sociale për kufijtë e moralit, familjes dhe drejtësisë.
Sipas dëshmisë së qytetarit, konflikti familjar ka shpërthyer pasi ai ka zbuluar se babai i tij kishte krijuar një lidhje intime me bashkëshorten e tij, e cila rezulton shtatzënë. “I kapa mat. Nuk është thashethem, është e vërtetë,” – ka pohuar ai, duke lënë pa fjalë gazetarin.
Pyetja që pasoi e bëri situatën edhe më të rëndë: “Çfarë të bëj me vëllanë?” – një fjali që la të kuptohet se fëmija që pritet mund të jetë njëkohësisht vëlla dhe bir, duke e futur familjen në një spirale dramatike morale dhe emocionale.
