Një 23-vjeçar shqiptar u arrestua nga Karabinierët e Perugia-s nën akuzën e posedimit të drogës me qëllim trafikimi. Rasti ndodhi në Ponte Felcino, ku i riu po udhëtonte me një Fiat 500 pranë një restoranti lokal. Karabinierët, duke e vënë re në parking, vendosën ta kontrollonin më nga afër makinën.
Gjatë kontrollit, autoritetet gjetën 30 doza kokainë të vendosura nën timon, me një peshë totale prej 33 gramësh, ku secila doze kishte rreth 0.8 gram. Përveç kësaj, në makinë u sekuestruan 515 euro para të gatshme dhe një telefon iPhone.
Arrestimi u konfirmua më pas nga një gjyqtar në Gjykatën e Perugia-s, i cili urdhëroi të riun të paraqitej në polici për procedurat e mëtejshme gjyqësore.
