Pas fjalimit të mbajtur nga kryetari Sali Berisha, mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së po vijon me dyer të mbyllura.
Në mungesë të Ervin Salianjit në sallë, duket se dy nga anëtarët :problematikë” të mbrëmjes së sotme janë Linsandër Hoxhga dhe Aulon Kalaja.
Të dy kanë kërkuar që deputetët demokratë të japin shpejgime për mënyrën se si Endri Shabani u zgjodh Avokat i Popullit me foirmat e vetë PD-së.
Debati me dyer të mbyllura
Lisandër Hoxha: Ne besojmë që Soros është kancer për demokracinë; jo vetëm Shqiperine; SHBA, etj.
Në mesin tonë është e papranueshme të kemi njerëz të lidhur me këtë organizatë.
Aulon Kalaja: Jam dakord me Lisandrin. SOROS duhet të shpallet “non grata” nga qeveria e ardhshme.
Mendoj se PD duhet të shkojë më djathtas, duhet të jemi konservatorë, jo të themi që jemi parti e qendrës së djathte.
Është zgjedhur Avokat i Popullit një SOROS-ist me firmat e PD-së.
Të ngrihet Komision Hetimor për mënyrën se si u morë firmat për Endri Shabanin.
