Në orët e para të mëngjesit të datës 19.12.2025, rreth orës 03:20, në zonën e Selitës së Vogël, është hedhur një sasi lënde plasëse në një automjet të parkuar në oborrin e një banese private.
Automjeti i përkiste shtetasit D. J., rreth 39 vjeç. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa persona të lënduar
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.12.2025, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
