
Bombola e gazit shpërthen brenda banesës, dy persona lëndohen dhe dërgohen me urgjencë për trajtim mjekësor.
Një bombol gazi ka shpërthyer këtë pasdite në një banesë në Vorë, duke shkaktuar panik dhe dëme të konsiderueshme. Sipas informacioneve të para, dy persona të moshuar kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për trajtim mjekësor.
Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa ekipet e policisë dhe zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkakun dhe për të siguruar zonën.
Gjendja shëndetësore e të lënduarve dhe detaje të tjera pritet të konfirmohen në vijim.
