Një shpërthim i fortë me tritol është regjistruar paraditen e sotme në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Arra e Madhe”, ku banorët kanë raportuar një zhurmë të fuqishme dhe lëkundje në ndërtesat përreth.
Forcat e policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje, ku zona është bllokuar për të kryer këqyrjen dhe për të siguruar provat. Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur motivin e mundshëm dhe për të identifikuar autorët.
Autoritetet pritet të dalin me një njoftim zyrtar pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.
