
Lulzim Mehmeti, administrator i Lufa Print, thotë se nuk ka marrë kërcënime dhe se nuk di kush mund të jetë autori i vendosjes së eksplozivit.
Pas shpërthimit me tritol pranë biznesit të reklamave Lufa Print në Shkodër, pronari i subjektit, Lulzim Mehmeti, ka dhënë deklarimin e tij për policinë, duke mohuar çdo konflikt apo problem të mëparshëm që mund të lidhej me ngjarjen. Ai shprehet se nuk ka patur shqetësime, kërcënime apo mosmarrëveshje me persona të tjerë gjatë kësaj kohe.
Mehmeti tregon se ditën e ngjarjes ndodhej në banesë për shkak të një viroze dhe se nuk ka informacion se kush mund të ketë vendosur lëndën plasëse pranë biznesit. Ai thekson se kompania e tij operon prej vitesh në fushën e reklamave dhe marketingut, dhe ngjarja e ka gjetur të papërgatitur.
Ngjarja po hetohet nga policia e Shkodrës për të zbardhur autorët dhe motivet e vendosjes së tritolit.
