Sistemet e kujdesit shëndetësor në Evropë, SHBA dhe Azi janë përsëri në gatishmëri, për shkak të sjelljes së paparë të gripit , dhe konkretisht të variantit K të virusit H3N2.
Fillimi i dimrit në hemisferën veriore shënohet nga një rritje e rasteve të gripit 3 deri në 6 javë më herët se sa pritej, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Vende të tilla si Gjermania, Franca, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Japonia kanë parë një kërkesë të paparë për kujdes shëndetësor, veçanërisht tek fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje kronike.
Në Spanjë, të dhënat nga Instituti Shëndetësor Carlos III (ISCIII) tregojnë një shkallë gripi prej 112.2 rastesh për 100 mijw banorë, pothuajse dhjetë herë më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar gjithashtu po raportojnë shifra që tejkalojnë shumë të dhënat e mëparshme dhe tashmë kanë përforcuar infrastrukturën e tyre spitalore. Në Shtetet e Bashkuara, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) konfirmojnë se varianti K po bëhet dominues dhe paralajmërojnë se epidemia mund të shtrihet në pranverë.
