
Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Samiti “Euroneës EU Enlargement Summit” se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk është më një ëndërr, por një objektiv i arritshëm brenda vitit 2030, bazuar në një kalendar të përbashkët me Komisionin Evropian.
Gjatë fjalës së tij në samitin e zhvilluar me përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Rama theksoi se Shqipëria ka rënë dakord me Komisionin Evropian për një plan të qartë pune që parashikon mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027, ndërsa procesi i ratifikimit nga 27 parlamentet anëtare të BE-së do të zgjasë rreth dy vite.
Sipas tij, ky afat e vendos vendin në pozicionin për t’u ulur në tryezën e BE-së në vitin 2030, si anëtare me të drejta të plota.
Rama u shpreh se procesi i integrimit është i bazuar në meritë, duke theksuar se secili vend i rajonit duhet të përmbushë detyrimet e veta për të ecur përpara në rrugën drejt Unionit.
“Kur bëhet fjalë për rajonin, secili duhet të bëjë detyrat e veta. Ka histori të ndryshme, por ne jemi kombi më euro-optimist në Evropë, ose siç do të thoshte Donald Trump, në tokë,” tha Rama me humor gjatë fjalës së tij.
