

Presidenti Bajram Begaj, në OKB, kërkon mbështetjen e Bangladeshit për punëtorë dhe studentë,
Shqipërisë i nevojiten punëtorë dhe studentë të huaj, veçanërisht nga Bangladeshi, për të plotësuar boshllëqet që po krijon emigracioni masiv.
Sipas mediave kryesore, si “The Daily Star” dhe “The Business Standard”, Begaj ka zhvilluar bisedime me këshilltarin e qeverisë së Bangladeshit, Muhammad Yunus, duke i kërkuar bashkëpunim për sjelljen e punëtorëve të kualifikuar dhe studentëve në Shqipëri. Autoritetet e Bangladeshit kanë reaguar pozitivisht, duke theksuar se Shqipëria është një destinacion me mundësi pune dhe studimi për të rinjtë e vendit të tyre.
Kjo lëvizje shihet si pjesë e përpjekjeve të Tiranës për të përballuar mungesën e fuqisë punëtore në sektorë kyç dhe për të tërhequr më shumë të rinj të huaj në sistemin arsimor shqiptar.
Mbetet e pasqaruar nga Begaj arsyeja pse ai nuk e beri publike në rrjetet e tij sociale temën e trajtuar me autoritetet bangladeshase, por e serviri vetëm si takim në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve. Ishin pikërisht mediat ato që zbuluan se në takim Begaj kërkoi mbështetje me emigrantë dhe studentë, për të cilët do të ketë lehtësim procedurash.