

Në stadiumin “Air Albania” po luhet ndeshja kualifikuese e Grupit K për Kupën e Botës 2026 mes Shqipërisë dhe Letonisë. Kuqezinjtë kanë kaluar në epërsi me rezultatin 1-0, falë golit të Kristjan Asllanit, i cili realizoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Takimi është ende në zhvillim, ndërsa Shqipëria po ushtron presion për të dyfishuar shifrat dhe për të siguruar një tjetër fitore në rrugën drejt Botërorit.