Në Zvicër u hodh shorti i Play Off të Botërorit, ku Shqipëria dhe Kosova u njohën me rivalët e muajit mars.
Kundërshtar i kalueshëm për kuqezinjtë, që e shohin veten në Grupin B dhe do sfidojnë Poloninë në gjysmëfinale. Në rast se shkojmë në finale, aty do përballemi me çiftin Ukrainë-Suedi.
Kosova “gjen’ Sllovakinë në gjysmëfinale. Dardanët, nëse kalojnë këtë pengesë, në finale masin forcat me fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani.
Gjysmëfinalet e play-off mbahen më 26 mars, ndërsa ato finale më 31 mars 2026. Në Botëror, nga takimet që do zhvillohen në mars, do të shkojnë 4 ekipe
