 
        Fiks Fare zbuloi një tjetër skandal, që cënon rëndë sigurinë ushqimore në Shqipëri. Kafshë të pa kontrolluara dhe pa asnjë certifikatë shëndetësore vijnë kontrabandë nga Maqedonia e Veriut.Pas këtyre informacioneve, grupi i emisionit investigativ udhëtoi në Dibër të Madhe. Kontrabanda bëhet në afërsi të Doganës së Bllatës dhe deri më sot, asnjë institucion shtetëror, qoftë i Maqedonisë së Veriut, apo i Shqipërisë, nuk e ka faktuar ose goditur këtë rrjet që vepron prej shumë vitesh.Fiks Fare ka mësuar se kontrabanda e kafshëve bëhet në kufirin e gjelbër, mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kontrabandistët, nga të dyja anët e kufirit, përdorin disa rrugë fshati. Kafshët, pasi merren në fermat në Dibër të Madhe, shkojnë me automjete në stane në kufi me Shqipërinë. Kryesisht viçat dhe lopët, qëndrojnë në afërsi të fshatit Spas dhe Taranesh.
Kamera e emisionit investigativ filmoi një stan në Maqedoninë e Veriut, i cili përdorej nga këto grupe. Më pas, kur bie nata, kafshët kalojnë kufirin në drejtim të Shqipërisë. Banorët e zonës thanë për Fiksin se trafiku nuk është ndërprerë për asnjë moment. Ata thanë se këto grupe, janë të lidhura me Policinë e Maqedonisë së Veriut dhe me Policinë Shqiptare.
Ndërkohë, Fiks Fare ka arritur të kapë momente që këto grupe i kalojnë kafshët në kufi. Videot janë bërë disa ditë më parë, në kufirin e gjelbër, midis fshatit Spas në Maqedoninë e Veriut dhe Bllatës së Poshtme, në Shqipëri. Tre persona shoqërojnë viçat dhe lopët. Vendi ku ata kalojnë është shumë afër doganës së Bllatës. Çuditërisht, asnjë prej punonjësve të policisë, apo të doganës, nuk e ka parë këtë kontrabandë që ndodh presh shumë vitesh!Pas këtyre videove, një bashkëpunëtor i Fiks Fare shkon në fermën “Bulliqi” në Dibër të Madhe në Maqedoni për të bërë pazar që të kalojnë viçat dhe lopët. Pronarët e fermës i thonë se kanë shumë vite që merren me tregti me Shqipërinë. Ata i tregojnë disa kafshë dhe i thonë se këto ditë është pak e vështirë që të kalojnë, pasi ka pasur një konflikt në pikën doganore dhe kanë kërcënuar një doganier

 
         
         
         
         
        