Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Breshia të Italisë, teksa dyshohet si pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës në zonë, ku shpërndante me 40 euro doza.
Aksioni u krye në zonën e Leno dy ditë më parë, teksa iu sekuestruan një sasi e vogël kokaine e fshehur në frenat e dorës së makinës dhe një shumë parash në valutë.
Efektivët ndaluan një makinë “Lancia” që ishte me shpejtësi. Shoferi shqiptar paraqiti menjëherë dokumentet e tij, por shfaqi pasiguri dhe nervozizëm, aq sa një kontroll i plotë u krye edhe ndaj personit tjetër që po dilte nga makina. Të dy iu nënshtruan një kontrolli personal, i cili më pas u shtri në automjet.
Shoferit të automjetit iu gjetën pesë doza kokaine, të fshehura në ndarjen qendrore të levës së frenave të dorës së makinës, ndërsa burrit të ndaluar pak më larg iu gjet një dozë kokaine që sapo e kishte blerë.
Artikujt e gjetur, së bashku me 40 euro para në dorë që sapo kishte marrë nga burri shqiptar për drogën, u sekuestruan. Shqiptari i arrestuar u dënua në kohë rekord me gjashtë muaj burg me një gjobë prej 1,000 eurosh, teksa u lirua me kusht.
Të premten në mëngjes, Gjyqtari i Breshias vërtetoi dëbimin me forcë të të huajit dhe do hipë në aeroportin Orio al Serio për një fluturim drejt Tiranës për riatdhesim.
