
Seanca gjyqësore u shty për mungesë të gjyqtares, procesi pritet të vazhdojë në një datë tjetër
Seanca gjyqësore e parashikuar sot ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në kuadër të dosjes Partizani është shtyrë, pasi gjyqtarja e çështjes nuk ishte e pranishme. Për këtë arsye, trupa gjykuese nuk mundi të vijonte me procedurat dhe vendosi shtyrjen e procesit për në një datë tjetër, e cila pritet të njoftohet zyrtarisht në ditët në vijim.
Ky është një tjetër shtyrje në hetimin e njërës prej dosjeve më të diskutueshme, e cila lidhet me privatizimin e kompleksit sportiv Partizani në Tiranë. Seanca ishte planifikuar për të vijuar me shqyrtimin e materialeve dhe pretendimeve të palëve, por u ndërpre pa zhvillime të reja në proces.
Burime nga gjykata bëjnë me dije se data e radhës do të përcaktohet sapo të konfirmohet pjesëmarrja e trupës gjykuese, ndërsa pala mbrojtëse dhe prokuroria do të duhet të jenë të pranishme për vijimin e hetimit gjyqësor. Situata mbetet në pritje të konfirmimeve zyrtare.
