Të ardhura të pabesueshme vetëm në një minutë, sa zgjati shfaqja e saj në film.
Modelja e famshme gjermane Claudia Schiffer thuhet se është paguar rreth 320,000 euro për rolin e saj të shkurtër, por mbresëlënës në filmin e preferuar të Krishtlindjeve “Love Actually
Duke pasur parasysh se ajo shfaqet në ekran vetëm për 60 sekonda, fitimet e saj duken të pabesueshme, raporton Index.hr.
Në filmin e vitit 2003, Schiffer portretizon Carol, një nënë beqare që bëhet e dashuruar me Danielin, një personazh të luajtur nga Liam Neeson.
Për një minutë aktrim, ajo merrte një shumë që në atë kohë vlente rreth 315,000 euro, që do të thotë se ajo fitonte rreth 5,200 euro në sekondë, sipas Vogue.
Sipas librit të Andrew Holmes, “How Much?!: The Dollar’s Omelette… and 1100 Other Astonishing Moments Money”, kjo shumë do të vlente rreth 525,000 euro sot, e përshtatur për inflacionin. Kjo do të thoshte se të ardhurat e saj për sekondë do të arrinin në një shifër të pabesueshme prej 8,800 eurosh.
