I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, në Syri TV, gazetari Elton Qyno zbardhi detaje të reja nga hetimi i nisur prej vitesh në Prokurorinë e Posaçme, i cili, sipas tij, ka shërbyer si pikënisje për zbulimin e një skeme më të gjerë kriminale dhe abuzimesh me tendera publikë.
Qyno shpjegoi se procedimi penal për kontrabandën e cigareve, i regjistruar në vitin 2023, u zgjerua pas sekuestrimit të telefonave dhe pajisjeve të Ergys Agasit, duke nxjerrë në dritë komunikime dhe prova që lidhen me manipulimin e tenderave të AKSHI-t dhe përfshirjen e zyrtarëve të lartë e biznesmenëve.
Elton Qyno: Atëherë, ka qenë një operacion i cili është zhvilluar pikërisht në kohën kur ëh, pritej të bëhej një gjë e tillë, sepse ka lindur gjithçka nga periudha kur në Prokurorinë e Posaçme në vitin 2023 është regjistruar një procedim penal që quhet procedimi numër 20 dhe që bën fjalë për kontrabandën e cigareve kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Në qershor të këtij viti, pra të 2025-ës, SPAK bën një operacion dhe mes këtij operacioni arreston disa persona, shpall disa të tjerë në kërkim dhe njëkohësisht urdhëron sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike dhe kontrollet e banesave të Ergys Agasit. Në atë kohë vetë Ergys Agasi doli në media dhe pretendoi që jam i hapur të kryer hetime dhe la të hapur rrugën si të thuash, ligjore që ishte i gatshëm të bashkëpunonte me policinë dhe me prokurorinë që po kryente hetimet. Dhe njëkohësisht, Ergys Agasi, pra po flasim për në qershor.
Dhe vijmë në momentin kur është thirrur në momentin kur u njoftuan të mos duhej të ishin aty. Nuk duhej të ishin atje dhe që shumë pak media kanë transmetuar dhe që kanë raportuar një media e parë që tërhoqi kamerat është Top Channel. Nuk e di se kush i ka tërhequr, por që di faktin, duke qenë se jam gazetar kronike, di faktin që lajmi është publikuar fillimisht që janë sekuestruar aparatet Ergys Agasi është këtu, jemi njoftuar të mos jemi këtu. Fakti që ka pasur vetëcensurim, kjo dihet tashmë në muajin qershor apo në muajin korrik kur ai është thirrur dhe ka depozituar dhe deklarimin e tij. Por, tek çështja e kohëve ku po jetojmë tashmë, aktualiteti i tanishëm është fakti që ky procedim ka lindur pikërisht nga shtatë telefona që i është sekuestruar ë Ergys Agasit. Dhe në këto kushte SPAK-u në fillim të muajit nëntor ka ndarë aktet hetimore duke hapur një procedim që quhet procedimi 20 fraksion 1 dhe më pas ka vijuar hetimet për zyrtarët e AKSH-it, ku fillimisht është thirrur.
Ndërkohë që kemi dhe shumë biseda të tjera të cilat janë transkriptuar nga telefonat e tij dhe që më pas ka dalë dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me Milinda Karçanën, për mënyrën se si pilotoheshin pikërisht tenderat dhe se si ndaheshin llokma financiare në tenderat e AKSH-it. Dhe që vijmë në anën tjetër pastaj edhe tek telefonat e Ergys Agasit, ka dalë njëkohësisht dhe zëvendës drejtori i policisë së Tiranës dhe njëkohësisht kanë dalë edhe zyrtarë të tjerë, përfshirë dhe biznesmenin që fitonte tenderat, Ermal Beqiri. Aty ka një sërë detajesh të tjera të cilat ne presim që të arrijmë t’i kapim dokumentet dhe t’i zbardhim.
