
Zbulimi i trupit të Klevisi Lleshit më datë 8 Dhjetor 2020, duket se i trazoi edhe njëherë autorët të cilët u vunë sërish në lëvizje këtë herë për të ndryshuar përgjigjet e analizave të ADN-së.Në emmisionin “Në Shënjestër” me autore Klodiana Lalën u publikuan të dhëna tronditëse të dala nga përgjimet e SkyEcc, ku shihet se si Aurel Hoxha, cili bën të gjitha përpjekjet që të korruptojë ekspertët mjekoligjorë. Aq i shqetësuar është Aurel Hoxha nga gjetja e eshtrave të Klevis Lleshit sa që vendos të djegë të gjithë telefonat që mund ta implikojnë. Për këtë arsye ai kontakton me një person me pseudonimin ‘Boli’ që të shkojë te banesa e tij dhe të djegë telefonat.
Bisedat Sky Ecc
Aurel Kolaveri bisedon me një person të paidentifkuar të cilit i bën më dije që po shkon te lokali i këtij të fundit për ta takuar sepse ka një problem. Dhe i kërkon që të takoj një person me emrin ‘Boli’ me qëllim që të komunikonte me të nëpërmjet telefonit të këtij përdoruesi.‘A e more çantën aty vëllai? Ato telefonat mbaj vetëm një Iphone, të tjerat digji. Në vazhdim Aureli i thotë ‘Bolit’ që të shkojë të shtëpia të marrë rrobat e tij, pasaportën, cigaret dhe tja japë dikujt që tja çojë Aurelit
Nga bisedat lihet të kuptohet që Aurel Hoxha është vënë në dijeni të gjetjes së eshtrave të Klevis Lleshit dhe për këtë arsye është shqetësuar dhe merr masa për djegien e aparateve telefonikë.Duke iu druajtur një ndjekje nga policia, ai nuk shkon vetë në shtëpinë e tij, por çon persona të tjerë që të marrin vëshmbathje dhe pasaportën e tij.
Bisedat Sky EccAurel Hoxha: Po me ia ndërruar gjakun s’ka ndonjë shans. ‘Kur ta çojnë për ADN do marrim kampion gjaku dhe aty dhe mund t’i manovrojmë Me ndërruar analizat e gjakut’.‘Këto të ADN-së që i bëjnë në kafkë nuk është se e nxjerrin se kush është, thjesht moshën dhe kohën e humbjes’. Por Aurel Hoxha nuk ka ndërmend ta lerë me kaq këtë punë. Pasi kupton që do ta ketë të pamundur të ndërrojë kampionët e gjakut, ai mendon një plan tjetër.Atë të kërcënimit të oficerëve të policisë gjyqësore që do të bëjnë dorëzimin dorazi të provave shkencore, që provojnë se eshtrat i përkasin Klevis Lleshit.Bisedat Sky EccGjatë komunikimit midis Aurel Hoxhës dhe personit të paidentifikuar, pasi Aureli lexon në fund të shkresës emrat e dy oficerëve të policisë gjyqësore që do të dorëzojnë dorazi vendimin e ekspertimit dhë bashkëlidhur provën, ai i thotë personit të paidentifikuar që t’u dalin në rrugë oficerëve dhe tua marrin shkresat me provat.Nga ana e tij personi i paidentifikuar i thotë që kjo do bënte shumë rrëmujë dhe do të prishte shumë punë. Aureli i thotë se nëse të gjitha provat do të jenë aty me një dorë nuk kishte problem le të bëhej rrëmujë. Por ai kishte hall se mos ishin vetëm një pjesëAurel Hoxha: Këta dy oficerët e policisë gjyqësore do i çokan këto. Me i gjet këta dhe me ua marrë rrugës m…. Personi i paidentifiuar: Do bëhet rrëmujë e madhe. Se pyeta dhe më thanë prish punë shumë.Aurel Hoxha: Po ta dijmë që janë të gjitha aty në qese, ç’ja q. motrën, le të bëhet rrëmijë. Po thuaj ti mos janë vetëm ndonjë gjë e vogëlMos u streso vëlla, do ja hedhimAurel Hoxha:Varja se çkam ça bëj. Le të bëhet ça të bëhet. Veç ta di 2 orë përpara. Këmbëngulja e Aurel Hoxhës për të ndryshuar përgjigjet e ADN-së vazhdon më tej. Teksa ai ka mësuar se laboratori që do të nxjerrë përgjigjet është në Prishtinë.Çka lë të kuptojet se ai ka informacione të sakta mbi të gjitha lëvizjet që po kryhen.
Bisedat Sky Ecc27 Dhjetor 2021
Aurel Kolaveri bisedon me një person të paidentifikuar.Ai i kalon vendimin e ekspertimit të ADN-së dhe adresën e institucionit ku do të kryhet ekspertimi duke kërkuar që të pyesë një person me emrin Fuat,Aurel Hoxha: Ça bëre patriot?Bulevardi Bill KlintonZona Industriale Nr 1 PrishtinëKjo është adresa fiks ku do bëhen ato patriot,Pyete njëherë Fuatin kot