

Në fotografinë zyrtare të kabinetit të ri qeveritar, vendi pranë Edi Ramës ka tërhequr vëmendjen, duke u parë si tregues i afërsisë dhe peshës politike të ministrave.
Fotografia e publikuar nga Kryeministria me përbërjen e re të qeverisë ka hapur diskutime jo për politikat, por për detajet e pozicionimit. Vërehet se në krahun e majtë të Edi Ramës është vendosur ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, duke spostuar Mirela Kumbaron, ndërsa në krahun e djathtë, si prej vitesh, mbetet Belinda Balluku.
Ky detaj i thjeshtë ka ndezur interpretime mbi rivalitetet dhe ekuilibrat brenda kabinetit, duke u parë si një simbolikë e afërsisë politike dhe e ndikimit që disa ministra gëzojnë pranë kryeministrit.