Gjykata e Posaçme ka lënë në burg oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj. Në seancën e sotme, Haxhiaj ka mohuar çdo akuzë duke thënë se nuk ka pasur aplikacionin Sky Ecc.
“Më kanë përdorur emrin, nuk kam pasur Sky Ecc. Nuk kam komunikuar asnjëherë në aplikacionin Sky”, ka deklaruar ai
Haxhiaj akuzohet si i lidhur me grupin e goditur nga SPAK me palën Italiane.
Arrestimi ka lidhje me aksionin e përbashkët mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK, ku është goditur një grup i përfshirë në trafikun e drogës nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt shtetit fqinj.
Për vitet që dyshohet se ka kryer këto vepra penale, ka qenë pjesë e Forcave Operacionale ku ka shërbyer për disa vite.
Muajt e fundit ishte transferuar te Antiterrori dhe së fundmi po vazhdon studimet për të marrë gradën nënkomisar.
