
27-vjeçari Besjan Karaj përfundon në qeli, pas tentativës për mashtrim me siguracionin, i ndalohet drejtimi i makinës për më shumë se 5 vite
Një ngjarje e pazakontë ka tronditur qytetin e Oxford-it në Britaninë e Madhe, ku një i ri shqiptar, Besjan Karaj, 27 vjeç, u shpall fajtor nga Gjykata e Lartë për një aksident rrugor dhe djegien e makinës me qëllim mashtrimin e kompanisë së sigurimeve.
Vendimi i gjykatës e dënoi Karajn me 5 vite burgim, ndërsa iu pezullua edhe patenta për 5 vite e gjysmë, me kushtin që të kryejë një test të avancuar nëse kërkon ta rifitojë atë.
Autoritetet britanike e cilësuan rastin si shembull tipik të abuzimit dhe rrezikut të lartë ndaj sigurisë publike, duke theksuar se dënime të tilla janë të domosdoshme për të parandaluar raste të ngjashme.