
Rrjetet sociale janë përfshirë nga një tjetër përplasje mes figurave të njohura të showbiz-it shqiptar. Reperi Stresi ka reaguar me tone të forta ndaj Joz Markut, pas deklaratave të këtij të fundit, ku la të kuptohej se mes tyre nuk kishte miqësi.
Në një instastory që më pas u fshi pa shpjegim, Stresi publikoi një mesazh të drejtpërdrejtë dhe provokues, duke i kthyer përgjigje Jozit në mënyrë aspak diplomatike. “Këdo që e kam puthur, s’e kam lënë pa e ….” shkruante reperi, duke shkaktuar një valë reagimesh në rrjet.
Brenda pak minutash, postimi u zhduk nga profili i tij, por screenshot-et nisën të qarkullojnë me shpejtësi, duke ndezur debat dhe ironi mes ndjekësve. Ndërkohë, as Stresi dhe as menaxhmenti i tij nuk kanë dhënë një sqarim publik përse reagimi u fshi, megjithëse duket se tensionet mes dy artistëve janë larg për t’u shuar.
Kujtojmë se Joz Marku, në një intervistë të fundit, kishte deklaruar se nuk bëhej fjalë për miqësi , duke lënë hapur dyer për interpretime të ndryshme. Reagimi i menjëhershëm i Stresit e ktheu çështjen në një përplasje publike, e cila tani ka përfshirë fansa, portale dhe figura të tjera të muzikës shqiptare.
Skandali mes dy emrave pritet të marrë zhvillime të reja, ndërsa ndjekësit presin nëse ndonjëri prej tyre do të thyejë heshtjen me një tjetër reagim publik.