
Brittany Fortinberry përballet me 47 akuza, mes tyre abuzim seksual dhe shpërndarje droge për të miturit
Një skandal i rëndë ka shpërthyer në Indiana të Shteteve të Bashkuara, ku mësuesja 31-vjeçare Brittany Fortinberry po përballet me një listë të gjatë akuzash për abuzim seksual dhe shpërndarje droge ndaj nxënësve të saj.
Sipas hetimeve, 47 akuzat përfshijnë 15 për abuzim me fëmijë dhe 14 për abuzim seksual me të mitur, të cilat mund ta çojnë ish-mësuesen deri në 40 vite burg. Rastet kanë dalë në dritë njëra pas tjetrës, ndërsa viktima më e fundit dëshmoi se ishte thirrur në shtëpinë e saj, ku Fortinberry i kishte ofruar drogë, dhurata dhe komplimente, përpara se të abuzonte me të.
Sipas dëshmive të nxënësve, mësuesja e martuar dhe më pas e divorcuar, përdorte garazhin e shtëpisë së saj si vend për të kryer marrëdhënie seksuale me adoleshentët, ndërkohë që në disa raste bashkëshorti i saj ndodhej në dhomën tjetër. Ajo dyshohet gjithashtu se shpërndante drogë tek të miturit dhe i manipulonte me kërcënime, mes tyre edhe se do të vriste veten nëse do ta denonconin.
Hetimet nisën në gusht 2024, pasi gjyshja e njërit prej viktimave raportoi në polici se nipi i saj, vetëm 15 vjeç, kishte qenë viktimë e abuzimit. Nga ajo kohë, dëshmitë e adoleshentëve të tjerë zbuluan një rrjet abuzimi të tmerrshëm, që e shndërroi Fortinberry në qendër të një prej skandaleve më të rënda të abuzimit në sistemin arsimor amerikan.