

AKU zbulon praninë e insekticid fosfororganik, por arrin të bllokojë vetëm një sasi simbolike, mijëra kilogramë tashmë janë konsumuar
Një alarm serioz për sigurinë ushqimore është ndezur në vend pas konfirmimit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit se pjeshkët e importuara nga Greqia përmbanin sasi të larta të pesticidit të ndaluar Phosmet.
Sipas të dhënave zyrtare, në treg kanë hyrë 7,324 kg pjeshkë, por inspektorët kanë arritur të bllokojnë vetëm 28 kg. Pjesa tjetër, mbi 7 mijë kilogramë, ka përfunduar pa paralajmërim në tryezat e qytetarëve.
Ekspertët e shëndetit publik paralajmërojnë se kjo substancë është tepër e rrezikshme, duke ndikuar në zemër, sistemin nervor, frymëmarrjen dhe tretjen. Megjithatë, AKU nuk ka bërë publik emrin e subjektit importues, duke ngritur dyshime për mungesë transparence dhe mbrojtje të interesave tregtare në dëm të konsumatorëve.
Ky skandal i ri ngre pyetje të forta mbi kontrollin ushqimor në Shqipëri dhe mbrojtjen reale të shëndetit të qytetarëve nga produktet e rrezikshme që hyjnë lirshëm në treg.