Një skandal seksual ka tronditur skenën politike në Malin e Zi, pasi në rrjetet sociale janë shpërndarë video dhe foto me përmbajtje intime, të cilat pretendohet se përfshijnë dy ish-zyrtarë të lartë shtetërorë Mirjana Pajkoviq, ish-sekretare shtetit, dhe Dejan Vukshiq, ish-drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare.
Pas publikimit të materialeve, të dy kanë dhënë dorëheqje nga postet që mbanin, duke shkaktuar debate të gjera publike dhe reagime politike, shkruan Kurir.
Tashmë janë publikuar edhe mesazhet mes dyshes së përfolur të zhvilluar në aplikacionin Whatsapp.
Pajkoviq ka bërë kallëzime penale për shpërndarje të paautorizuar të përmbajtjes intime, ndërsa ka publikuar edhe pjesë të bisedave dhe audiopërgjime, sipas saj, ku Vukshiq i kishte bërë kërcënime për ekspozimin e materialit.
Nga ana tjetër, Vukshiq mohon përfshirjen e tij dhe pretendon se videoja është shpërndarë pa dijeninë e tij.
Ai gjithashtu ka bërë kallëzim penal kundër Pajkoviqit për tentativë shantazhi.
Skandali ka nxitur një debat të gjerë për mbrojtjen e privatësisë dhe përgjegjësinë ligjore për shpërndarjen e përmbajtjes intime.
