
Kryeministri mbledh grupin parlamentar të PS për të diskutuar zhvillimet e fundit politike
Mëngjesin e kësaj të hëne, Partia Socialiste ka zhvilluar një mbledhje urgjente në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Burime për mediat bëjnë me dije se në takim po merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste.
Mbledhja e grupit parlamentar të PS ka nisur rreth orës 10:00 dhe në fokus të diskutimeve janë zhvillimet e fundit politike në vend. Kryeministri Rama është filmuar teksa hynte në ambientet e Kryesisë, duke konfirmuar rëndësinë e takimit të thirrur.
Ende nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi axhendën konkrete të diskutimeve, ndërsa pritet që në vijim të ketë informacion shtesë lidhur me vendimet apo qëndrimet që mund të dalin nga kjo mbledhje.
