Këtë të premte do të mbahet në GJKKO seanca e radhës paraprake për Erion Veliajn, për kalimin ose jo për gjykim, ose për kthim në SPAK për plotësim hetimesh.
Seanca do të mbahet në orën 09:00, teksa kujtojme se seanca e pak ditëve më parë u shty për shkak të kërkesës së tij për t’u njohur me aktet e dosjes.
Veliaj ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt dhe akuzohet për një sërë veprash penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si edhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.
Lidhur me këtë seancë biznesmeni Elman Abule është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Posaçme.
Abule është në gjyq në lidhje me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ai akuzohet për pastrim parash në dosjen e Erion Veliajt.
