Është publikuar lista e plotë e kandidatëve për pozicionin e Avokatit të Popullit, pas përfundimit të afatit të fundit për dorëzimin e kandidaturave në Kuvend
Kandidatët që do të kalojnë në seancën plenare për votim janë:
Aranita Brahaj
Besim Ndregjonaj
Jola Hysaj
Tartar Bazaj
Adriana Kalaja
Endri Shabani
Sot ishte afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve.
Formati i zgjedhjes parashikon që opozita të propozojë deri në gjashtë kandidatë nga lista e aplikantëve, ndërsa shumica parlamentare zgjedh tre kandidatë që i gjykon të pranueshëm.
Nga këta tre, opozita përcakton një kandidat për votim në seancë, duke synuar konsensusin
