SPAK vë në lëvizje Kuvendin e Shqipërisë dhe kërkon t’i vihen disa shkresa me karakter shtetëror që lidhen me ngjarjet e dhunshme të 21 janarit.
Sipas burimeve të VNA rezulton se shkresa ka mbërritur ditën e sotme në Kuvend dhe dokumentat që kërkohen nga prokurori i posaçëm Alfred Shehu konsiderohen sekret shtetëror.
Bëhet fjalë për korrespondencën mes institucioneve të sigurisë dhe Kuvendit para, gjatë dhe pas protestës së 21 janarit.
SPAK i konsideron këto dokumenta thelbësore për hetimin.
Kuvendi është vënë në dijeni se materialet duhet të ruhen në sekret të plotë për shkak të rëndësisë që paraqesin.
Më 21 janar 2011 gjatë protestës së opozitës u vranë para kryeeministrisë 4 protestues. Tri ditë më parë lidhur me këtë ngjarje u mor në pyetje ish-kryeministri Sali Berisha.
