
Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka kryer kontrolle pasditen e sotme te zyra dhe shtëpia e Administratorit të OSHEE-së, Enea Karakaçi.
Lajmi është bërë me dije nga gazetarja Klodiana Lala.Mësohet se kontrollet janë të karakterit personal, pra po kontrollohet zyra, banesa dhe telefoni i Administratorit të OSHEE, ndërsa janë në kuadër të një hetimi që po zhvillon Prokuroria e Posaçme.