Dhjetëra shishe verë pa pullë fiskale, me vlerë rreth 3 mln euro, janë sekuestruar në shtëpinë e biznesmenit Ergys Agasi, i shpallur në kërkim si pjesë e një grupi kriminal të dyshuar për rrëmbime dhe manipulim tenderash në AKSHI.
Verërat luksoze, disa 70–100 vjeçare, u konstatuan nga BKH dhe u bllokuan nga Hetimi Tatimor.
Ndërkohë, Agasi dhe Ermal Beqiri vijojnë të jenë në kërkim.
Sot, GJKKO la në fuqi masën e arrestit në shtëpi për drejtoreshën e AKSHIT Mirlinda Karçanaj
