Tetë fëmijë me sëmundje të rënda autoimune, që nuk i ishin përgjigjur terapive tradicionale, kanë arritur të shërohen plotësisht falë terapisë me qeliza të quajtura CAR-T.
Sipas studimit të koordinuar nga Spitali “Bambino Gesù” në bashkëpunim me Universitetin e Erlangenit, shtatë prej tyre janë në remision të plotë pas dy vitesh, ndërsa fëmija i tetë ka shfaqur përmirësim të ndjeshëm.
Rezultatet janë publikuar në revistën shkencore “Nature Medicine” dhe konsiderohen me rëndësi të jashtëzakonshme për trajtimin e sëmundjeve autoimune pediatrike të rënda.
Fëmijët e përfshirë në studim, të moshës nga 5 deri në 17 vjeç, vuanin nga lupus sistemik, dermatomiozit dhe sklerozë sistemike juvenile.
Ekspertët theksojnë se kjo terapi mund të hapë një epokë të re në mjekimin e patologjive autoimune, veçanërisht kur trajtimet e zakonshme dështojnë.
