Për Anxhelon 🤍
Nuk ka fjalë për këtë humbje…
Kolegu, miku dhe shoku ynë, Anxhelo!
Një djalë i qeshur, pozitiv, i cili vetëm me praninë sillte energji të mirë çdo ditë, do të na mungojë!
Ikja e tij e parakohshme ka lënë një boshllëk të madh te ne.
Mungesa e Anxhelos do të ndihet çdo ditë në ambientet tona, në punë, në biseda, në momentet e vogla që sot duken kaq të mëdha.
Ike shumë herët…
një “pse” pa përgjigje.
Do të na mungosh pafund, Anxhelo.
U prehsh në paqe.
Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve të tij.
Stafi i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Tepelenë
