Akte seksuale skandaloze në kabinën e pilotit, festa të çmendura të ekuipazhit që kanë çuar në ndalime nga hotelet dhe ngatërresa të paturpshme nën batanijet e linjave ajrore.
Këto janë vetëm disa nga historitë e çmendura në prapaskenë që stjuardesat kanë rrëfyer për “The Sun”. “Nëse do ta dinit se çfarë po bënim, nuk do të hipnit më kurrë në aeroplan” – ka rrëfyer njëra prej tyre.
Nëse ekuipazhi duket i sjellshëm dhe i veshur pastër gjatë fluturimeve, pasi fiket shenja “lidhni rripin e sigurimit” nuk duhet shumë kohë që të fillojnë festat e shfrenuara.
Pavarësisht se disa linja ajrore kanë një rregull të rreptë për të mos pirë alkool 12 orë para punës, dhjetëra anëtarë të stafeve të linjave ajrore të mëdha janë kapur duke e thyer këtë rregull gjatë viteve.
Pak ditë më parë u zbulua se si një asistente e “dehur” e “Scandinavian Airlines” u arrestua pasi rezultoi pozitive për sasi të larta kokaine në gjakun e saj para një fluturimi. Në gusht, një pilot i martuar i “British Airways” u pushua nga puna pasi u pa se kishte “thithur kokainë nga gjoksi i një vajze” dhe u end deri në orët e para me një asistente ajrore në një gjendje të dehur duke konsumuar drogë.
Ish-asistente fluturimi prej 20 vitesh, Jane Hawkes, nuk është e befasuar nga raportime të tilla duke këmbëngulur: “Është një rast ku disa njerëz ndihen sikur paguhen për të festuar. Është e përshtatshme që njerëzit të kenë edhe afera jashtëmartesore. Ata janë larg shtëpisë, në destinacione të bukura me restorante të mira, tashmë kanë një dhomë hoteli dhe janë kryesisht të pakontrollueshëm. Është një rast ku ata kanë kohë dhe mundësi.”
Tashmë e fokusuar te të drejtat e konsumatorit, e njohur si Lady Janey në internet, 49-vjeçarja nga Gloucester, pretendon se “aferat ishin të shumta” në industrinë e fluturimeve dhe mentaliteti “puno shumë, qejf më shumë” shpesh e çon ekuipazhin në disa situata mjaft të sikletshme.
Ajo pretendoi se disa anëtarë të stafit të fluturimit e fillonin festën edhe para se të largoheshin nga aeroporti, pasi kishin vjedhur shishet e vogla të alkoolit dhe kishin mbushur shampanjën e mbetur në shishe lëngu portokalli.
“Të nesërmen, disa anëtarë të stafit ishin aq të dehur saqë kishin nevojë të përdornin oksigjenin në bord për t’u ndjerë më mirë”, – thotë Jane.
Ndonjëherë “sjellja e keqe” e mbushur me alkool ka çuar edhe në ndalimin e hyrjes së punonjësve të linjave ajrore nga hotele luksoze. Një herë kjo ndodhi pas një orgjie të stafit.
“Është mjaft tronditëse ajo që bënë disa prej tyre”, thotë Jane. “Bënin not lakuriq në pishinat e hotelit, festa të çmendura në dhoma dhe në përgjithësi duke u shkaktuar shqetësime klientëve të hotelit. Mbaj mend që një staf ekuipazhi i tërë u dëbua nga një hotel vërtet i mirë në Shën Luçia. Kishte vaska të nxehta brenda dhomave dhe ata padyshim që abuzuan.”
