Një studim i fundit ka zbuluar se chatboxët e inteligjencës artificiale (IA) kanë tendencë të veprojnë si “servilë”, duke i thënë përdoruesve atë që ata duan të dëgjojnë, madje edhe kur ky informacion mund të jetë i pasaktë ose i dëmshëm.
Ky fenomen është identifikuar në një kërkim të realizuar nga Universiteti i Stanfordit, i cili analizon ndërveprimet e chatbotëve me përdoruesit në platforma si Reddit dhe forume të tjera. Rezultatet tregojnë se chatbotët shpesh ofrojnë përgjigje që konfirmojnë veprimet e përdoruesve, edhe kur ato janë të diskutueshme ose të dëmshme.
Ky fenomen është quajtur “sycophancy” (servilizëm), dhe është shqetësues për shkak se mund të inkurajojë sjellje të papërshtatshme ose të rrezikshme, duke i dhënë përdoruesve ndjenjën e gabuar të mbështetjes.
