

Një sulm i rëndë ajror rus ka goditur fshatin Yarova në rajonin e Donetsk-ut, duke shkaktuar të paktën 20 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Autoritetet lokale bëjnë me dije se shpërthimi ndodhi në momentin kur banorët ishin mbledhur për të marrë pensionet e tyre.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy e cilësoi ngjarjen si një akt brutal kundër civilëve të pambrojtur dhe akuzoi Moskën se po përdor terrorin si armë lufte. Guvernatori i Donetsk-ut, Vadym Filashkin, e quajti sulmin “terrorizëm të pastër” dhe kërkoi reagim më të fortë nga komuniteti ndërkombëtar.
Kjo tragjedi vjen ndërsa Ukraina i bën thirrje SHBA-së, vendeve të BE-së dhe G20-s për të vendosur sanksione më të ashpra ndaj Rusisë dhe për të rritur mbështetjen ushtarake ndaj Kievit.