
Një dritare u thye gjatë incidentit, familja Vance nuk ndodhej në banesë
Një incident sigurie është regjistruar në rezidencën në Ohio të zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ku një dritare është thyer, ndërsa një person është arrestuar nga autoritetet federale.
Sipas burimeve zyrtare të zbatimit të ligjit, gjatë ngjarjes familja e zëvendëspresidentit nuk ka qenë e pranishme në banesë dhe, bazuar në informacionet paraprake, nuk ka prova që i dyshuari të ketë hyrë brenda rezidencës.
Pamje të publikuara nga mediat lokale tregojnë dëmtime në dritaret e shtëpisë, ndërsa rrethanat e sakta të incidentit janë ende në hetim. Autoritetet po verifikojnë nëse bëhet fjalë për një sulm të qëllimshëm të drejtuar ndaj JD Vance apo anëtarëve të familjes së tij.
Ngjarja ka ndodhur në shtetin e Ohios, ndërsa autoritetet federale dhe lokale vijojnë hetimet për të sqaruar motivet dhe përgjegjësitë e incidentit.
