Banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Dolce, po shijon momentin e saj të artë jo vetëm në ekran, por edhe në rrjetet sociale, menjëherë pas njoftimit për rrugëtimin e saj drejt Italisë.
Mbrëmjen e djeshme, gjatë spektaklit, u konfirmua zyrtarisht se ajo është përzgjedhur për të shkuar si mysafire speciale në “Grande Fratello” për një javë, një lëvizje historike për këtë format.
Ky lajm ka pasur një impakt të menjëhershëm dhe të jashtëzakonshëm te publiku. Referuar statistikave të fundit, brenda më pak se 24 orëve nga njoftimi i madh, llogaria e saj në Instagram ka pësuar një rritje të rrufeshme, duke shtuar mbi 7,000 ndjekës të rinj (konkretisht +2,081 dje dhe +5,181 sot) — duke shkuar né 84 mijë ndjekës.
Këto shifra tregojnë qartë kureshtjen e madhe dhe mbështetjen e publikut për bionden që pritet të trazojë ujërat edhe në reality show-n e famshëm italian.
