Gabriel Garko ka befasuar publikun duke zbuluar për herë të parë se është i martuar. Aktori bëri rrëfimin personal gjatë një interviste në emisionin “Verissimo”, ku tregoi se është martuar në fshehtësi me partnerin e tij Giorgio, me të cilin është në një lidhje prej katër vitesh.
Giorgio, bashkëshorti i aktorit, ka qëndruar gjithmonë larg vëmendjes publike. Ai nuk bën pjesë në botën e spektaklit dhe nuk është shfaqur kurrë në evente publike apo në rrjetet sociale të Garkos.
Sipas revistës italiane “Chi”, Giorgio është 40 vjeç, me origjinë nga Palermo, është avokat dhe vjen nga një familje me prejardhje fisnike. Aktualisht, ai menaxhon një bed & breakfast në Siçili.
